Një lajm i bujshëm ka qarkulluar të dielën në mediat vendore. Bëhet fjalë për kapitenin legjendar të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.
38-vjeçari po mendon të ri-organizojë përsëri klubin e Vëllaznimit të Gjakovës, e cila ndodhet momentalisht në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Ai pritet t’i besojë “timonin” e skuadrës” trajnerit nga Shkodra, Samuel Nikaj.
Pas eksperiencës pozitive me Vushtrinë, ku u ndal vetëm në finalen e “play-off” nga Malisheva, Nikaj duket se do marrë drejtimin e Vëllaznimit.
Në Ligën e Parë të Kosovës, Vëllaznimi e mbylli si vend i tretë sezonin e fundit, duke dështuar të ngjitet në Superligë.
Me marrjen e klubit nga Cana, gjërat pritet të jenë serioze dhe ambiciet padyshim do të jenë madhore.