Legjenda e futbollit, Musli Bylykbashi, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Ish futbollisti i Ballkanit dhe Lirisë së Prizrenit, tha se “Bota sot” po e krye një punë të madhe e me profesionalizëm në shërbim të sportit.
Bylykbashi në fund të viteve të 80-ta ka qenë pjesë e Lirisë kur garonte në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë, pastaj ka luajtur me sukses të madhe në kohën e gjeneratës së sakrificës.
“Urime 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”, një ndër gazetat më të mira ku informon rreth sportit dhe sportistëve. Gjithashtu uroj gazetarin e nderuar Kemajl Goca dhe i urojë punë të mbarë dhe shumë suksese", uron Bylykbashi.