Ish futbollisti i shquar, Gëzim Daka, aktualisht trajner, përgëzon 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Daka, i takon plejadës së gjeneratës së sakrificës në vitet 1991-1999, në rezistencë kundër regjimit serb.
Daka tha se “Bota sot” gjithmonë është afër sportistëve të të gjithave gjeneratave.
Ai çmon lart punën e gazetës “Bota sot” në shërbim të sportit.
“Shumë urime për gazetën “Bota sot”, veçanërisht për rubrikën e sportit ku informimi është korrekt në veçanti falënderoj gazetarin sportiv Kemajl Goca .
Një gazetë që gjithmonë është pran sportistëve të të gjithave gjeneratave”, uroj gazetën “Bota sot”, uron Daka.