Chrisophe Galtier afër zyrtarizimit në PSG

Futboll

Chrisophe Galtier afër zyrtarizimit në PSG

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 18:26
Chrisophe Galtier

Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.

Dhe, Christophe Galtier pritet që të jetë zëvendësuesi i argjentinasit te kampionët e Francës.

Klubi i Nice ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Galtierit, teksa në vendin e tij është emëruar Lucien Favre.

Sipas Fabrizio Romanos, në këtë javë do të mbyllet edhe marrëveshja mes 55-vjeçarit dhe PSG-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat