Gazetari sportiv Federiko Bufa, ka zbuluar se Zinedin Zidan, legjenda e futbollit francez, ka lindur me një emër tjetër dhe ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë, gjë që është paksa befasuese.
Ai zbuloi në një nga emisionet e tij se ish-trajneri i Real Madridit, i cili ishte në qendër të vëmendjes këtë verë si kandidat për drejtimin e PSG-së, fillimisht quhej Zayed Aldid Al-Yazid.
Kjo përkon me atë që dihet deri më tani, se Zidani vjen nga një familje algjeriane, e cila ishte e varfër duke qenë se babai i tij ishte magazinier dhe nëna e tij shtëpiake.
“Kam një afinitet për botën arabe.
Është në gjakun tim, nëpërmjet prindërve të mi. Unë jam gjithashtu krenar për prejardhjen dhe diversitetin tim”, tha Zidan së fundmi.