Nedim Bajrami është një profil që po ndiqet me kujdes nga Fiorentina.
Vjollcët e shohin mesfushorin shqiptar si “regjizorin” e duhur për sulmin e tyre. Drejtuesit e klubit italian po studiojnë formulën për ta marrë 22- vjeçarin në Firence.
Mediat italiane tregojnë se Firentina i ka ofruar Empolit futbollistin Zurkovski për të siguruar shërbimet e Bajramit.
Ndërkohë, nga krahu tjetër Empoli nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më të çmjar që ka në organikë.
Klubi italian kërkon të paktën 12-15 milionë euro për të nisur negociatat për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.