Marotta e konfirmon, ja kur do të zbarkojë Lukaku në Milano

Futboll

Marotta e konfirmon, ja kur do të zbarkojë Lukaku në Milano

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:48
Romelu Lukaku

Tanimë është e ditur që sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, nuk do të jetë pjesë e “Bluve” për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Pas vetëm një viti qëndrim në Premier Ligë, Lukaku ka siguruar rikthimin e tij tek Interi në një transferim në formë huazimi, përcjell KosovaPress.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar, shefi i Interit, Giueseppe Marotta, i cili tregoi që Lukaku mund të mbërrij sot në Milano.

“Ai mbërrin sonte ndoshta”, tha Marotta.

Testet mjekësore do të përfundohen në mëngjesin e të mërkurë, dhe më pastaj marrëveshja e huazimit me Chelsean deri në qershorin e vitit 2023 do të bëhet zyrtare.

Po ashtu, në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni për të drejtë ose obligim blerjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat