Së fundmi kanë qarkulluar disa spekulime se ylli brazilian, Neymar, nuk do të jetë pjesë e planeve për projektin e së ardhmes te Paris Saint-Germain.
Në fakt, thuhet se PSG dëshiron ta largojë këtë verë Neymarin, dhe se është i gatshëm që të dëgjojë edhe oferta në formë huazimi për yllin brazilian.
Tani, sipas “El Pais”, babai i Neymar i ka thënë PSG-së, se djalit të tij duhet t'i paguhet paga prej 200 milionë eurove nëse ata duan që ai të largohet.
Ndërkaq, PSG e ka informuar atë se do të ishte i gatshëm që t’i paguajë pagën e tij nëse klubi i tij i ardhshëm nuk mund të përballojë pagat e tij aktuale.
Që prej transferimit nga Barcelona te PSG, Neymar ka arritur të bëjë 144 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 100 gola dhe 60 asistime mbi emrin e tij.