Renato Sanches ka ndarë mendjen, dëshiron te luajë vetëm në ‘Parc des Princes’.
Portugezi është një nga qëllimet e mëdha të drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos dhe lojtari është i gatshëm për këtë transferim.
PSG ka ofruar 10 milionë për të dhe sipas ‘Le Parisien’, ata nuk po mendojnë ta rrisin çmimin.
Nëse Lille nuk e pranon ofertën, Renato është i gatshëm të përmbushë edhe vitin e mbetur të kontratës për t’u larguar falas në vitin 2023.
Marrëveshja në mes Paris Saint Germain dhe lojtarit do ta mbante në ‘Parc des Princes’ për tri sezone.