Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze Chelsea ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e yllit brazilian, Raphinha.
Oferta zyrtare e Chelseat prej 75 milionë eurosh, të përfshira këtu edhe bonuset, është pranuar menjëherë nga skuadra e Leeds United.
Marrëveshja është arritur mes dy klubeve, ku pjesa kryesore e shumës së kartonit të Raphinas duhet paguar menjëherë.
Bisedimet tani po vazhdojnë nga ana e lojtarit, për ta bindur atë për kushtet personale dhe kontratën, ku këto bisedime po i kryeson pronari i ri, Todd Boehly.
Ylli brazilian pritet të bëhet transferimi i parë i Chelseat nën epokën e re me Boehlyn në krye të klubit.