Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Llapit dhe Laçit, ku skuadra e Tahir Batatinës ka pësuar humbje nga ekipi i Superligës së Shqipërisë.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Strugë, Laçi e mposht Llapin me rezultat solid 2:0.
Trajneri Tahir Batatina i pushoi disa nga futbollistët kryesor: Avdylin, Ramadanin, Krasniqin, Riveran, Prognin e Fernandon, kurse në pjesën e dytë u dha hapësirë të gjithë futbollistëve të rinj që ishin të grumbulluar me ekipin për të parë formën e tyre momentale.