Liverpooli dhe Juventusi janë në bisedime për mesfushorin e klubit të Torinos, Adrien Rabiot.
Rabiot ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri vitin e ardhshëm, por ka shfaqur interesim të largohet më herët.
Disa ekipe kanë shfaqur interesim, por është klubi anglez, Liverpool që e kryeson garën.
Sipas ‘Daily Mail’ ‘Reds’ dhe Juventusi janë në bisedime për francezin.
Shuma që do duhet të paguajë klubi i Jurgen Klopp për 27 vjeçarin është rreth 17 milionë.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes klubeve për mesfushorin.