Milani është futur në garë për Paulo Dybalan.
Sulmuesi argjentinas qe një kohë është bërë objektiv i Interit pasi vendosi të ndahej me Juventusin.
Pas Lukakut, edhe futbollisti shqiptar i kryen vizitat mjekësore tek Inter…
Mirëpo, mediat italiane raportojnë se tash e tutje, “Nerazzuri” do të rivalizohen nga “Rossoneri”.
Për këtë siguron “RadioRadio”.
Paqartësitë gjatë negociatave me Interin e kanë mllefosur ekipin e Dybalas, duke ua lënë dyert e hapura rivalëve të përbetuar të Zikaltërve për t’i nisur negociatat me ish-futbollistin e Palermos.
Milani ndihet optimist se mund ta transferojë sulmuesin e rrezikshëm si transfer të lirë gjatë kësaj vere.
Dybala i dha fund eksperiencës në Juventus pasi palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë nesër.
Dybala ka oferta edhe në Angli dhe në Francë, por më shumë e preferon kampionatin italian, ku synon të vazhdojë.
Tash, i mbetet atij të vendos në mes të Inerit dhe Milanit.