Jo vetëm Lukaku, por edhe Kristjan Asllani,
Mesfushori shqiptar ishte i pari që mbërriti paraditen e sotme në qendrën mjekësore Humanitas, për të kryer testet fizike.
Pas testeve, mesfushori shqiptar la qendrën mjekësore, për t’u drejtuar në zyrat e klubit të madh milanez, ku do të vijojë me firmën mbi kontratë dhe me shumë mundësi, edhe prezantimin zyrtar.
Kristjan Asllani spikati me Empolin në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe Interi pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij, si dhe sulmuesin Satriano në huazim, ndërsa vetë mesfushori pritet të firmosë për 5 sezone, me pagë prej 1.2 milionë eurosh në vit.