Manchester United është aktivizuar në merkato, duke arritur marrëveshje me Barcelonën për Frenkie De Jong, dhe më pas për holandezin Tyrell Malacia.
Sipas raportimeve nga Holanda dhe Anglia. Malacia kishte arritur marrëveshje me Lyon, por në çastet e fundit, me dëshirën e Ten Hag, United ndryshoi mendjen lojtarit për një kalim në Old Trafford, transmeton Gazeta OLLE.
Malacia shkëlqeu në ndeshjet e Ligës së Konferencës ku arriti deri në finale, për tu mposhtur nga Roma me rezultat 1-0.
Por paraqitjet e mbrojtësit të majtë, kanë bindur Djajtë e Kuq për të nënshkruar me të, deri më tani ka mbetur vetëm përgjigjja e lojtarit, për të kompletuar transferimin, pasi që United dhe Feyenord kanë arritur marrëveshje për 15 milionë euro. plus bonuse deri në pesë milionë.