Thiago Silva i është lutur bashkëlojtarit të tij brazilian Neymar që t`i bashkohet atij në Chelsea nëse ai vendos të largohet nga Paris Saint-Germain.
Kohët e fundit ka pasur spekulime për të ardhmen e Neymar në PSG, me klubin francez që thuhet se është i hapur për ta shitur atë nëse vjen një ofertë e pranueshme.
Ish-agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro tha javën e kaluar se 30-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Paris për të përmbushur ëndrrën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.
Por ylli i Chelseat, Silva, 37 vjeç, i cili ka luajtur së bashku me Neymar në PSG nga 2017 deri në 2020, i ka kërkuar që t'i bashkohet atij në Stamford Bridge.
Ai tha: “Ai duhet të vije te Chelsea. Shpresoj që kjo të ndodhë", ka thënë Silva, duke e quajtur yllin e PSG-së një super-mik.