Tashmë është zyrtare, Herald Marku është lojtari i ri i Vllaznisë.
Mesfushori 26-vjeçar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe me një tjetër me klubin shkodran.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kuqeblu teksa i uron mirëseardhjen futbollistit, i cili u rikthye në Shkodër pas një viti pas eksperiencës që kishte me Partizanin. Me Vllazninë, Marku fitoi edhe një Kupë të Shqipërisë në sezonin 2020/2021.
"“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh", njofton KF Vllaznia.