Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, por me sa duket i biri do ta ndjekë rrugën e tij.
Cristiano Junior po rritet dita ditës, njëkohësisht edhe profesionalisht falë stërvitjes që bën.
Ai e ka një person i cili e mbështet vazhdimisht drejt rrugës së futbollit dhe ky është CR7.
Futbollisti vazhdimisht e merr të birin në shumë stërvitje dhe shpesh janë fotografuar së bashku.
Para disa ditësh i biri i tij i ka mbushur 12-vjeç, ndërsa vijon akoma më shumë të stërvitet për të ndjekur rrugët e të atit.
Njëkohësisht ajo që u vu re ishte edhe fanella që Cristiano Jr kishte veshur, ndërsa mbante numrin shtatë që është numri i Ronaldos, përcjell TCH.