Transferimi rekord i Chelseat, Romelu Lukaku, ka folur teksa po përgatitet të rikthehet në Inter si huazim, vetëm një vit pasi u largua nga “Giuseppe Meazza” drejt Londrës perëndimore.
Romelu Lukaku ka thyer heshtjen në lidhje me rikthimin e tij te Interi, ndërsa përgatitet të finalizojë lëvizjen e tij si huazim te gjiganti italian.
Lukaku fitoi Serie A me Interin në sezonin 2020/21, duke shënuar 24 gola në ligë, ku forma e tij në Itali ia siguroi një transferim rekord prej 112 milionë eurosh në Chelsea, por periudha e tij e dytë me klubin londinez nuk ka shkuar sipas planit.
Pasi shënoi vetëm tetë gola në Premier Ligë sezonin e kaluar, Lukaku do të lejohet të ribashkohet me ish-klubin e tij në formë huazimi, me “Nerazzurët” që ranë dakord për një tarifë prej tetë milionë eurosh, dhe yllin belg që pranoj një ulje page.
29-vjeçari është rikthyer në Itali për të nënshkruar marrëveshjen përpara sezonit 2022/23, ku ai do të synojë të ndihmojë skuadrën e Simone Inzaghit të përfundojë në krye të tabelës.
"Jam shumë i lumtur që u ktheva. Unë mendoj se gjithçka që ndodhi nuk duhej të ndodhte kështu. Si u largova nga Interi, si komunikova me tifozët, kjo më shqetëson sepse nuk është momenti i duhur tani, por edhe kur u largova nuk ishte koha e duhur”, tha Lukaku.
“Tani mendoj se është e drejtë të flas sepse gjithmonë kam thënë se Interin e kam në zemër, do të rikthehem të luaj atje, shpresoj shumë. Jam i dashuruar me Italinë, me të drejtë është koha për të folur, dhe njerëzit e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë pa folur keq për ta, sepse unë nuk jam i tillë”, shtoi më tej sulmuesi belg.
Me Lukakun i cili sezonin e ardhshëm do të jetë larg “Stamford Bridge”, Chelsea ka punuar për të përforcuar repartin sulmues, ku tani raportohet se ka siguruar shërbimet e yllit brazilian, Raphinha.