Portieri Apollon Tara i bashkohet ekipit të Ligës së Parë të Kosovës, klubit të futbollit Rahoveci.
Është përforcim i mirë për Rahoveci.
“Kam arritur marrëveshje me klubin KF Rahoveci 1931. Falënderoj kryesinë për besimin dhe shpresoj t’i arrijmë objektivat për sezonin e ri”, njofton Tara.
“22-vjeçar. 1.92 metra i gjatë. Korpulent. Fenomenal mes dy portave. Apollon Tara do të jetë gardian i yni për edicionin 2022/2023.
Së fundi ishte pjesë e paralagjes së Prishtinës, Fushë Kosovës, teksa në të kaluarën ka djersitur fanellat e Vëllaznimit e Ulpianës.
Bashkë, drejt suksesit”, - njofton KF Rahoveci.