Nëse Karakaçi dhe Rami vendosën të vazhdojnë në Krujë, Edon Hasani nuk e ka në plan.
Mesfushori i avancuar, i cili në sezonin e shkuar shkëlqeu me krutanët pritet të transferohet në Kosovë.
Në adresë të shkodranit ka disa oferta, por Gjilani duket se është më pranë tij.
Trajneri Zekirija Ramadani e pëlqen shumë profilin e Hasanit dhe drejtuesit e klubit po punojnë për t’ia plotësuar këtë dëshirë.