Barcelona kontakton sërish me Bayernin!
Barcelona është e vendosur për mos t’u dorëzuar në përpjekjet e saj për sulmuesin e Bajernin, Robert Levandovski, me katalanasit që i janë drejtuar kampionëve të Gjermanisë me një tjetër ofertë për lojtarin.
Sipas “Sport Bild”, Barcelona i ka ofruar Bajernit 40 milionë euro plus 5 të tjera bonus për të arritur të bindë bavarezët të lejojnë transferimin e 33-vjeçarit.
Bajerni nga ana tjetër e ka refuzuar këtë propozim dhe duket i vendosur të mos pranojë asnjë ofertë nën 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit polak, duke detyruar kështu Barcelonën të vihet në punë për të përgatitur një tjetër propozim në ditët e ardhshme.