Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi tepër cilësor pas largimit të emrave të tillë si Christensen dhe Rudiger, që lanë një hendek të madh në mesin e prapavijës. Jan të paktën tre emra që luajnë në Serinë A dhe që pëlqehen shumë nga trajneri Thomas Thuchel: Skriniar, Koulibaly dhe De Ligt.
Prioritet për londinezet, në fakt, është qendërmbrojtësi i Juventusit, për të cilën drejtuesit bardhezi kërkojnë plot 120 milionë euro. Një shifër shumë e lartë të cilën londinezët kërkojnë ta ulin duke përfshirë ë bisedime lojtarë të rëndësishëm që janë aktualisht nën urdhrat e Thuchelit. Fillimisht u fol për Timo Werner, ndërsa sot del në skenë Christian Pulisic.
Sipas “Daily Mail”, kroati me pasaportë amerikane është i preferuari i “Zonjës së Vjetër”. A do të ketë pra një pikë takimi për futbollistin amerikan apo bardhezinjtë do të vazhdojnë të kërkojnë vetëm para?
Nëse drejtuesit e Juventusit kërkojnë vetëm para “Cash”, Chelsea do ta kthente vëmendjen te Skriniar, por për sllovakun do të haste në konkurrencën e fortë të PSG-së (Interi kërkon 70 milionë). Alternativë tjetër është Koulibaly, që Napoli e vlerëson më pak pasi i ka mbetur vetëm një vit kontratë.