Futbollisti i Prishtinës, Medurim Hoti, ishte pjesë e një sherri që ndodhi në një turne amator në kalçeto.
Duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga klubi kryeqytetas në dëm të lojtarit dhe vendimi ka qenë i rënd për të.
“Klubi i Futbollit Prishtina ka marrë masa ndaj tij dhe mund të konsiderojmë se ai nuk është më lojtar i Prishtinës”, u shpreh drejtori sportiv i klubit, Arsim Osmani, i cili më pas shtoi:
“Ky nuk është rasti i vetëm i tij. Ai më herët ka pasur dhe një rast të ngjashëm”.