Kristjan Asllani ka kryer kontrollet mjekësore ditën e sotme në klinikën Humanitas, më pas shkoi në CONI për të marrë të drejtën sportive dhe menjëherë u drejtua te zyrat e Interit për të firmosur kontratën.
20-vjeçari nga Elbasani do të firmosë për 5 vite me nënkampionët e Italisë, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro në sezon.
Interi do të paguajë 14 milionë euro (+2 milionë në formë bonusesh) në arkat e Empolit për kartonin e mesfushorit të talentuar të kombëtares shqiptare.
Shumë tifozë ishin të pranishëm në CONI për të përshëndetur Romelu Lukakun, i cili vendosi të rikthehet tek Interi pas një sezoni aspak pozitiv te Chelsea.