Gauthier Mankenda është një ndër lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për FC Prishtinën në shtatë vitet e fundit.
Sulmuesi nga Kongo në këtë verë ka vendosur që të ndërrojë mjedis duke u transferuar në Letoni te skuadra Liepaja.
"“Maki” pjesë e FC Prishtina ka qenë që nga janari i vitit 2016 ndërkohë që në total i ka regjistruar 166 paraqitje.
Me fanellën e kryeqytetasve ka shënuar 32 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime.
24-vjeçari gjatë këtyre viteve e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës me Prishtinën.
Te Prishtina do të mbahet mend si njeri me shumë vlera dhe futbollist korrekt.
Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht për të gjithë kontributin e dhënë për skuadrën e qytetit", njofton FC Prishtina.