Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – FK Zhalgiris
FC Ballkani njofton opinionin se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet FC Ballkani dhe Zhalgiris, që do të zhvillohet më datë 05/07/2022 në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 8 euro, dhe VIP 20 euro.