Gjyqtarja Florentina Kallaba ndan drejtësinë në gjysmëfinale të Euro 2022 në futsall 

Futboll

Gjyqtarja Florentina Kallaba ndan drejtësinë në gjysmëfinale të Euro 2022 në futsall 

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 20:04
Gjyqtarja Florentina Kallaba

Për herë të katërt gjyqtarja e futsallit nga Kosova, Florentina Kallaba, ka marrë ftesë nga UEFA për ndarjen e drejtësisë në kuadër të garave evropiane. Kësaj radhe ajo është ftuar për ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022.

Kallaba do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen gjysëmfinale Portugali – Hungari, e cila zhvillohet më 1 korrik në Porto, teksa në gjysmëfinalen tjetër takohen Ukraina dhe Spanja. Vlen të theksohet se Hungaria është përfshirë në vend të Rusisë. Ndërkohë, ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë zhvillohen më 3 korrik.

Kallaba për herë të parë ka qenë e ftuar për të referuar në Moldavi, por për shkak të problemeve politike nuk ka mundur të marrë pjesë.

Ftesën e dytë nga UEFA e ka marrë për të referuar në Kampionatin Evropian të femrave për vitin 2021 që është mbajtur në Karlovac të Kroacisë, ku Florentina ka referuar në ndeshjet e grupit të dytë.

Herën e tretë, ajo ka ndarë drejtësinë në ndeshjet që janë zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për vitin 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat