Shpresat e Arsenalit për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez në këtë merkato verore janë rritur ndjeshëm, pasi Man United është afër nënshkrimit të një mbrojtësi tjetër. “Djajtë e Kuq” së bashku me “topçinjtë” janë në garë për argjentinasin e Ajax, por afrimi i mbrojtësit Tyrell Malacia në Old Trafford, duket se ka hapur rrugën e transferimit të 24-vjeçarit në Emirates Stadium.
Arsenali është një ndër klubet më aktive në këtë merkato verore dhe ka siguruar emra të shumtë ku spikat ai i Gabriel Jesus. Megjithatë, Mikel Arteta kërkon të përforcojë edhe mbrojtjen për të qenë i kompletuar në fillimin e sezonit të ri.
Fokusimi i Man United në të tjera objektiva në këtë merkato, ka bërë që drejtuesit e Arsenal të hidhen në sulm për ta mbyllur transferimin e Martinez në Londër.
Sezoni fantastik i lojtari të kombëtares argjentinase ka futur në garë gjigandët anglez me njëri tjetrin dhe mbetet të shihet me interes së kush do të arrij transferimin e tij. Trajneri i ri i Man United e njeh mjaft mirë mbrojtësin pasi e ka trajnuar në Holandë dhe dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij por “Topcinjtë” në këtë merkato verore janë të pandalshëm në transferimin e objektivave të tyre.