Chelsea mendon për repartin defensiv

Futboll

Chelsea mendon për repartin defensiv

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:07
Chelsea

Chelsea po mendon të bëjë një merkato të fuqishme këtë sezon. Klubi anglez është duke planifikuar të bëjë një revolucion në ekip duke larguar dhe afruar emra të mëdhenj.

Mbrojtja e bluve të Londrës ka mbetur thatë, me Rudiger, Christensen dhe Azpilicueta që janë të larguar, por edhe Marcos Alonso është në rrugën e divorcit.

Tuchel po monitoron situatën e Skriniar të interit, i cili po tentohet shumë edhe nga PSG. Gjithashtu, tekniku gjerman i Chelsea po mendon të provojë transferimin e Koulibaly.

Chelsea thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin senegalez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat