Tottenham është gati që të bëjë një tjetër ofertë për Richarlison, të cilin e ka kthyer në një nga objektivat e kësaj vere.
Skuadra e Everton refuzoi ofertën e parë që ishte 23 milionë euro plus kartonin e Steven Bergwijn.
Sipas “The Sun”, Tottenham është gati që të bëjë një mega-operacion për shifrën e 115 milionë euro, teksa kërkon kartonin e Richarlisson dhe të talentit Anthony Gordon.
Në këto shifra, Evertoni vështirë se këtë herë do të thotë jo. Antonio Conte me shumë mundësi do të ketë dy lojtarë të rinj në dispozicion.