Bayern Munich ka rinovuar bashkëpunimin me kompaninë Japoneze të Komani, sponsor shumë i rëndësishëm për kampionët e Gjermanisë.
Megjithatë ajo që bie në sy është fakti që në videon e publikuar nga bavarezët në rrjetet sociale askund nuk shihet Robert Lewandowski.
Është e pamundur të injorohet fakti se ndërsa emra si Thomas Muller, Alphonso Davies dhe Serge Gnabry dallohen qartësisht në video, sulmuesi polak nuk del në asnjë fragment.
Andreas Jung, anëtar i bordit të marketingut të Bayern-it, ka bërë me dije se: “Partneriteti me KONAMI-n ka një rëndësi të madhe për ne, sepse ky treg po lulëzon dhe është veçanërisht i popullarizuar me tifozët e rinj.
Ne e duam futbollin dhe ky bashkëpunim ofron mundësinë ideale për të luajtur lojën virtualisht me tifozët tanë në mbarë botën dhe për të lidhur të gjithë në këtë mënyrë".