PSG ka siguruar përforcimin e parë në këtë seksion të merkatos. Drejtuesit e kampionëve të Francës kanë paguar klauzolën prej 40 milionë eurosh për Vitinha, mesfushorin qendror që vjen nga Porto.
22-vjeçari debutoi me kombëtaren portugez në muajin mars. Ai ka udhëtuar ditën e sotme drejt kryeqytetit francez për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin e ri.
RMC Sport raporton se Vitinha do të firmosë deri në vitin 2027 me PSG-në. Kjo është aventura e tij e dytë jashtë Portugalisë pas huazimit te anglezët e Ëolves në sezonin 2020/2021.
Drejtuesit e PSG-së kanë preferuar Vitinhan përpara Renato Sanchos, mesfushorit të Lille, për të cilin interesohen prej kohësh edhe kuqezinjtë e Milanit.