Trajneri i Barcelonës, Xavi u ka dhënë leje tre futbollistëve të vendosin për të ardhmen e tyre javën e ardhshme dhe të mos fillojnë stërvitjet me ekipin e parë.
Riki Puig, Umtiti dhe Mingueza, nuk janë fare në planet e Çavit, gjë të cilën trajneri ua ka konfirmuar atyre.
Trajneri i Barcelonës i ka dhënë poashtu leje Lenglet që të negociojë me skuadra të tjera ngase nuk bën pjesë në planet e tij. Në planet e Barcelonës nuk është as Umtiti.
Çavi ia ka thënë këtë mbrojtësit francez dhe se pritet largimi i tij në ditët në vijim.