Monografia e parë e FC Prishtina vjen në 100-vjetorin e themelimit të klubit!
Klubi Futbollistik “Prishtina” do të shënojë së shpejti 100-vjetorin e themelimit, ku me këtë rast do të publikohet edhe Monografia e parë e klubit.
Monografia e parë e FC Prishtina, do të përfshijë 800 faqe materiale me fotografi, rezultate, tabela e shumë të dhëna të tjera sportive rreth klubit më triumfues në Kosovë.
Përmes kësaj Monografie, do të sjellim shumë emocione, herë-herë edhe momente rrëqethëse për shumë e shumë breza në shekullin e parë të themelimit të klubit të kryeqytetit.
Vit për vit momente gëzimi, momente sakrifice e suksesi, mbi të gjitha kënaqësi. Faleminderit të gjithë ju që e keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështesni, FC Prishtina përjetë mirënjohës!
"100 vjet klubi i futbollit Prishtina", njofton FC Prishtina.