Gleison Bremer ishte një nga mbrojtësit më të spikatur në Serie A sezonin e kaluar. Gjiganti i prapavijës së Torinos ka fituar vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Itali (Inter, Juventus, Milan, por edhe në Europë (Tottenham).
Megjithatë, vetë 25-vjeçari brazilian thekson se për të është e rëndësishme që në sezoni e ardhshëm të luajë në një klub pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve ndërsa shton se së shpejti do të përcaktohet edhe aventura e re.
“Për të ardhmen time jam në komunikim të vazhdueshëm me agjentin tim dhe për momentin nuk ka asgjë konkrete. Jemi në bisedime dhe ende nuk e di nëse do të qëndroj në Serie A apo do të luaj në një klub jashtë Italisë.
Për mua e rëndësishme është që në sezonin e ardhshëm të luaj në Champions League sepse në këtë formë mund të rritem. Ëndrra ime është të grumbullohem me Brazilin për Botërorin, megjithatë të shohim”, u shpreh Bremer.