Futbollisti i kombëtares angleze kryen nesër vizitat mjekësore!
Mançester Siti duket se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e futbollistit anglez, Kalvin Filips, i cili do të kryej vizitat mjekësore ditën e nesërme.
Sipas raportimeve nga “Sky Sport UK”, 26-vjeçari pritet të mbërrij në Mançester ditën e nesërme ku do të kompletohet transferimi i tij pas firmës në kontratë.
Siti arriti një marrëveshje me Lidsin për 50 milionë euro, me futbollistin që do të firmosi një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e re.