Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gara për nënshkrimin e Raphinhas ende nuk ka përfunduar, pasi që gjiganti katalunas, Barcelona ka bërë një ofertë të re drejt Leeds United.
Propozimi i Barcelonës për Raphinhan është zyrtarë e në formë të shkruar, dhe veçse është dërguar drejt krerëve të Leeds.
Por, si duket pronarët e klubit anglez nuk e kanë ndërmend që ta pranojnë atë ofertë, pasi besohet që nuk përmbush kërkesat e tyre.
Në anën tjetër, Leeds dëshiron që të respektojë marrëveshjen me Chelsean, ku ky i fundit është ende duke pritur që lojtari dhe agjenti i tij, Deco, të marrin vendimin për të pranuar kushtet personale.
Pavarësisht kësaj, Barcelona do të provojë ende që t’ia grabisë nga duart Chelseat nënshkrimin me Raphinhan.