Futbollisti nga Kosova zyrtarisht të Milani!
Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, është zyrtarizuar përfundimisht si lojtarja më e re në radhët e Milanit të femrave.
Pas largimit të saj nga Reali i Madridit për shkak dhe të pakënaqësive që ajo tregoi, futbollistja që përfaqëson Suedinë do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në Itali sezonin e ardhshëm.
Lajmin për zyrtarizimin e Asllanit e ka publikuar vetë klubi i Milanit, me “Ibrahimoviçin femër” që mund të quhet një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje.