Skuadra e Rabotniçki sot promovoi përforcimin e katërt këtë verë. Bëhet fjalë për Fati Ismailin, i cili nga sot u vu në dispozicion të trajnerit Ljupço Markovski, në kaudër të përgatitjeve verore për sezonin e ri.
Ismaili ishte një nga kapitenët e FCShkupit dhe një nga nëntë futbollistët, të cilët u larguan nga radhët e kampionit aktual të Maqedonisë, gjatë kësaj vere. Tani Ismaili te skuadra e “romantikëve” do të shtojë konkurencën për vijën e fundit të mbrojtjes.
Ai është një futbollist që mund të luajë si qëndrmbrojtës, por edhe si mbrojtës i majtë, andaj Markovski merr një futbollist që mund të përdoret me shumë opsione.
Ismaili është përforcimi i katërt këtë verë, pasi te Rabotniçki erdhën edhe portieri Igor Aleksovski, mbrojtësi Filip Boshkovski, si dhe mesfushori Ivo Janakievski.