Barcelona dhe Leeds United janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për sulmuesin Raphinha.
Kështu të paktën njofton gazetari i afërt me klubin katalunas, Gerardo Romero
Mësohet se “blaugranat” kanë ofruar 60 milionë euro për të, shumë kjo e cila pritet të pranohet nga drejtuesit e skuadrës angleze.
Sa i përket situatës së lojtarit me Chelsean, me sa duket, “blutë” duhet të heqin dorë nga lojtari pasi i njëjti nuk ka interes për të luajtur në “Stamford Bridge”.