Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën është sulmuesi nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos.
Ky i fundit tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.
Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.
Santos Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.
Braziliani pas nënshkrimit të kontratës i ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.
"Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi. Dua të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur erdha në Kosovë dhe luajta kundër Prishtinës për herë të parë në atë stadium, u mahnita menjëherë.
Synimet me Prishtinën janë që ta dërgojmë sa më lartë ekipin, të shënoj sa më shumë gola në mënyrë që t'i arrijmë synimet që i kemi së bashku.
Premtoj se do ta bëjë më të mirën time në mënyrë që të festojmë së bashku titullin kampion", tha Santos.