Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur që ylli i skuadrës së tij, Mohamed Salah ka rinovuar kontratën e re me ‘The Reds’.
Tekniku gjerman tha se egjiptiani mori vendimin më të mirë të mundshëm për ne dhe për të.
“Jam shumë i lumtur. Rinovimi i Salah është vendimi më i mirë i mundshëm për ne dhe për të”, tha Klopp.
“Salah është i Liverpool-it, ai i përket këtyre njerëzve. U desh pak kohë për të arritur marrëveshjen. Gjerat e mirë gjithmonë kërkojnë pak kohë”.
“Salah është një nga futbollistët më të mirë në botë. Jam i bindur se vitet më të mira të karrierës së Mo po vijnë”, theksoi Klopp.
Sulmuesi egjiptiani është pjesë e Liverpoolit është nga viti 2017 dhe ka shënuar 156 gola në 253 paraqitje deri më tani..