Barcelona konfirmon largimet

Futboll

Barcelona konfirmon largimet

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:11
Barcelona konfirmon largimet

FC Barcelona ka njoftuar për largimin e Adama Traores dhe Luuk de Jongut.

Të dy futbollistët ishin të huazuar te katalunasit në sezonin e fundit, por nuk do të qëndrojnë më gjatë.

Traore tashmë do të rikthehet te Wolvesi, kurse de Jong te Sevilla.

Adama Traore regjistroi 10 paraqitje me Barcelonën në La Liga. 26-vjeçari nuk e shënoi asnjë gol, teksa regjistroi vetëm dy asistime. Ai ishte i huazuar nga janari.

Kurse, Luuk de Jong ishte i huazuar nga fillimi i sezonit, pra nga vera e kaluar.

Sulmuesi holandez regjistroi në total 21 paraqitje në La Liga. Ai shënoi gjashtë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat