Marie Sole Ferrieri Caputi, tashmë edhe zyrtarisht është gruaja e parë që i bashkohet ekipit të gjyqtarëve, të cilat do të gjykojnë ndeshjet në sezonin 2022/23 që fillon në gusht.
Shoqata e gjyqtarëve në Itali (AIA) ka konfirmuar promovimin ne Caputit në Serie A, por historia e saj në gjykimin e ndeshjeve ka filluar shumë vite më parë.
Ishte viti 2007 kur Caputi iu bashkua AIA, duke gjykuar ndeshjet në ligat regjionale dhe provinciale.
Në vitin 2015, Ferrieri Caputi, filloi gjykimin e saj në nivelin më të ulët të futbollit profesionist në Itali, Serie D, kur vetëm 24 muaj më pas iu besua finalja e play-offit në këtë ligë ndërmjet Bari e Picernos.
Hapi i madh i saj në karrierë erdhi në vitin 2019, kur i gjykoi dy ndeshje kualifikuese në Kampionatin Evropian.
Në vitin 2020 u promovua në Serie C, për të kaluar shumë shpejt në Serie B dhe më vonë duke gjykuar një ndeshje në Kupën e Italisë, ndërmjet Cagliarit e Citadellas.
Promovimi i Ferrieri Caputit në Serie A është hap i rëndësishëm, i cili tregon rritje të diversitetit dhe përfshirjes në futboll.