Manchester City raportohet së është duke u përgatitur të nis negociatat me Riyad Mahrez.
Mediet britanike shkruajnë së kampionët e Anglisë, synojnë që ta mbajnë edhe disa vite në skuadër yllin e tyre.
Algjeriani tashmë është në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale me ‘qytetarët’.
City thuhet se është duke u përgatitur që të nis bisedimet me 31-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Pep Guardiolës.
City është i kujdesshëm që të mos e humbas edhe Mahrez pasi tashmë ka shitur Gabriel Jesus te Arsenali, derisa edhe Raheem Sterling është duke e menduar largimin nga ‘Etihad Stdium’.