Arda Guler është monitoruar nga një numër i madh klubesh evropiane, por Arsenali thuhet se ka ndërmarrë hapat e parë për të nënshkruar me talentin e ri nga Turqia.
Ai është vetëm 17-vjeç, por ai ka treguar aftësitë e tij tashmë te Fenarbahçe – teksa vlerësohet si “Mesut Ozili i ri”.
Mediumi turk “Aksam” ka raportuar se Arsenali ka filluar procesin e transferimit të të riut në Londër. Stili i tij i lojës thuhet gjithashtu se është i ngjashëm me atë të Ozilit.
“Topçinjtë” janë duke u treguar aktivë në këtë afat kalimtar, me trajnerin Mikel Arteta që po përforcon skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Londra deri më tani ka nënshkruar me lojtarët si Matt Turner, Marquinho e Fabio Vieira, teksa mungon vetëm edhe zyrtarizimi i Gabriel Jesus.
Megjithatë, edhe ndërtimi i skuadrës për të ardhmen është një synim i drejtorit, Edu, dhe trajnerit Arteta.