Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, po ballafaqohet edhe me telashe.
Futbollisti Rustem Hoxha lëndohet në një ndeshej miqësore dhe do të mungojë për një kohë në petkun e Ballkanit.
“Lojtari ynë, Rustem Hoxha, pësoi lëndim në ndeshjen miqësore kundër Shkupit e fatkeqësisht pas ekzaminimeve në Shqipëri, rezultatet treguan qe e ka këputur ligamentin e gjurit.
Teksa sot ka përfunduar me sukses operimin .
Ky lëndim do ta lërë jashtë fushës disa muaj.
Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë e të lehtë, dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbërta”, njofton FC Ballkani.