Manchester United vazhdon të insistojë për Christian Eriksen, të cilin e do edhe Antonio Conte te Tottenham. Mesfushori danez firmosi një kontratë 6-mujore me Brentford në merkaton e janarit.
30-vjeçari bëri shumë mirë në fazën e dytë të sezonit të fundit me ekipin e Premier League, duke shënuar gola e dhuruar asiste. Eriksen ka lënë pas krahëve problemet me zemrën në Euro 2020.
Për momentin është lojtar i lirë. Ten Hag ka kërkuar ta ketë pjesë të ekipit të tij dhe drejtuesit e United i kanë ofruar lojtarit viking një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do përfitojë 150 mijë paundë në javë.
Eriksen e tundon kalimi në “Old Trafford”, por ai ka kërkuar kohë të mendohet për vendimin final që do të marrë. Tek United janë optimistë në lidhje me përgjigjen e organizatorit danez.