Pasi siguroi Gabriel Jesus nga Manchester City, Arsenali është afër mbylljes së një tjetër përforcimi. I preferuari i trajnerit Mikel Arteta për mesfushën është Youri Tielemans.
25-vjeçari belg ka edhe një vit kontratë me Leicester City.
Në mungesë të rinovimit, “Dhelprat” janë të detyruar ta shesin, teksa e vlerësojnë 25 milionë paund kartonin e qendërmesfushorit.
Drejtuesit e Arsenalit kanë arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit, i cili ka pranuar të transferohet tek ekipi londinez, që sezonin e ardhshëm shpreson të sigurojë një vend mes katër më të mirëve në Premier League.